Forca e Sigurisë së Kosovës njofton se ka përfunduar me sukses tërheqja e trupit të pajetë të një personi afër Liqenit të Jezhnicës në Shtërpcë.
Në njoftimin e FSK-së thuhet se trupi i pajetë është dorëzuar autoriteve për procedura të mëtejme.
“Garda Kombëtare e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas marrjes së informacioneve nga Qendra e Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka angazhuar togun e Kërkim Shpëtimit Malor në koordinim me Policinë e Kosovës dhe autoritetet lokale, ku me sukses ka përfunduar misionin sfidues tërheqjen e trupit të pajetë të një personi, afër Liqenit të Jezhnicës – Shterpcë, trupi i pajetë është dorëzuar autoriteve për procedura të mëtejme”, njofton FSK./Arbresh.info
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës