Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK)janë duke realizuar ushtrimin fushorë “Iron Wolf”.
Ky ushtrim bëhet në kuadër të planit vjetor të aktiviteteve me qëllim të testimit dhe validimit të kapaciteteve të Regjimentit të parë të Forcave Tokësore për Operacionet e Stabilitetit.



“Forca e Sigurisë së Kosovës po realizon ushtrimin fushorë “Iron Wolf”në kuadër të planit vjetor të aktiviteteve me qëllim të testimit dhe validimit të kapaciteteve të Regjimentit të parë të Forcave Tokësore për Operacionet e Stabilitetit”, njofton FSK.
Sipas FSK-së operacionet e Stabilitetit realizohen me qëllim të kthimit të gjendjes normale në terrenet ku ndodhin operacionet në fatkeqësive natyrore.
“Operacionet e Stabilitetit realizohen me qëllim të kthimit të gjendjes normale në terrenet ku ndodhin operacionet në fatkeqësive natyrore po edhe të konflikteve tjera, dhe përmbajnë, kontrollin mjekësore të popullatës në zonat e prekura, operacionet dhe ndihmat humanitare, ushqime, ujë, veshmbathje e gjëra tjera të nevojshme si dhe dorëzimin e zonës autoriteteve civile vendore për të menaxhuar situatën pas operacioneve të stabilitetit”, bëhet e ditur nga njoftimi i FKS-së, shkruan Arbresh.info



FSK gjithashtu bën të ditur se i gjithë procesi i realizimit të ushtrimit fushorë “Iron Wolf” është drejtuar dhe udhëhequr nga zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi.
“Ushtrimi fushor “Iron Wolf” ka filluar me Procesin e Vendimmarrjes Ushtarake në nivel Regjimentit, ka vazhduar me javën akademike dhe nga data 25-27.10.2023 është duke u realizuar ushtrimi fushor në poligonin e stërvitjes ushtarake në Babaj të Bokës dhe Aeroportin e Gjakovës drejtuar nga Qendra Operative e Bashkuar me pjesëmarrjen e të gjitha sindikatave që ishin pjesë e planifikimit. I gjithë procesi i realizimit të ushtrimit fushorë “Iron Wolf” është drejtuar dhe udhëhequr nga zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi”, njofton FKS-ja.



Nga afër realizimin e ushtrimit fushor e kanë vizituar Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, drejtori i NALT-it, gjeneral brigade Ralf Peter Hammerstein, të cilët vlerësuan lartë punën dhe përkushtimin e pjesëtarëve të FSK-së, duke ofruar mbështetjen e tyre në përmbushjen e misionit të FSK-së./Arbresh.info/



Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...
Leonora ndaj Labit: Marre po më vjen, e sulmove Elijonën në ...
Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dh...
Fitore me rikthim e Milanit – vazhdon ta mbajë lidersh...