Njësia e FSK-së u kthye nga stërvitja ndërkombëtare ,,Combined Resolve VIII’’ e cila është mbajtur në Gjermani. Pjesëmarrja është realizuar me ftesë nga Ambasada Amerikane në Kosovë dhe në saje të bashkëpunimit bilateral me SHBA-të.
Ushtrimin Fushor i NATO-s ,,Combined Resolve VIII’’ (Zgjidhja e Kombinuar -VIII) është mbajtur në bazën e Ushtrisë së SHBA-ve për Evropë në Hohenfels të Gjermanisë, nga data 24 maj – 16 qershor 2017, shkruan arbresh.info.

Bartës kryesor të ushtrimit kanë qenë forcat ushtarake Amerikane me anëtarët tjerë të NATO-s dhe partnerët me pjesëtarë nga shtetet e ndryshme si nga: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Rumania, Hungaria, Ukraina, Italia, Norvegjia, Finlanda etj.
Në ushtrim janë kryer manovra ushtarake me forca të kombinuara në nivel brigade si operacione të mbrojtjes, sulmit dhe mbijetesës.
Kontingjenti i FSK-së ka qenë i përbërë nga 12 pjesëtarë i cili është integruar si pjesë e Batalionit Xhenier të Brigadës 588 të ushtrisë së SHBA-ve, shkruan arbresh.info.
Në këtë ushtrim pjesëtarët e FSK-së kanë treguar nivel të lartë profesionalizmi dhe përkushtimi në kryerjen e detyre, duke treguar shkathtësi të koordinimit dhe ndërveprimit me pjesëtarë të ushtrive tjera pjesëmarrëse si: bashkëpunimi dhe koordinimi me forcat ushtarake të Shqipërisë, me ushtarët e njësive amerikane dhe ato pjesëmarrëse nga shtetet tjera për operim të përbashkët.
Gjatë ushtrimit janë demonstruar patrullimet ushtarake në zonat e luftës me forcat mike amerikane, pastrimi i rrugëve nga mjetet e rrezikshme, komunikimi përmes radiove tipit HARRIS si dhe operimi i ekipeve të EOD-së (Për Eliminimin e Mjeteve të Pashpërthyera).

Për kryerjen me sukses i të gjitha misioneve që ju kanë dhënë kontingjentit të FSK-së, ajo është lavdëruar nga Komandantit i Batalionit Xhenier të Brigadës 588 të ushtrisë së SHBA-ve./arbresh.info/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...