Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) mori pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Golden Sabre 25”, duke demonstruar kapacitetet specialistike të Gardës Kombëtare dhe duke forcuar bashkëpunimin me KFOR, Policinë e Kosovës dhe EULEX.
Ky ushtrim shumëkombësh, i organizuar nga misioni i NATO-s në Kosovë, synon rritjen e ndërveprueshmërisë dhe testimin e gatishmërisë për përgjigje të koordinuar ndaj krizave në një mjedis kompleks operacional.
“FSK dëshmon kapacitetet specialistike të Gardës Kombëtare në ushtrimin “Golden Sabre 25” për herë të dytë këtë vit. Pjesëmarrja e njësive specialistike të FSK-së në një ushtrim të këtij konteksti, përfaqëson një hap të rëndësishëm në avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në mes të KFOR, FSK, PK dhe EULEX.
Angazhimi i FSK-së në këtë kontekst shumëkombësh, me kapacitetet specialistike të Gardës Kombëtare, përbën një dëshmi të qartë të avancimit të aftësive në realizimin e detyrave kyçe për ofrimin e Mbështetjes Ushtarake për Autoritetet Civile( MUAC) në përputhje me standardet e NATO-s”.
“Ky aktivitet mblodhi pjesëmarrës nga vende të ndryshme partnere dhe aleate, me qellim të rritjes së ndërveprueshmërisë dhe testimit të gatishmërisë dhe përgjigjes së koordinuar ndaj krizave, në një mjedis kompleks operacional. FSK vazhdon të thellojë angazhimin e saj në iniciativa të përbashkëta vendore dhe ndërkombëtare, duke u mbështetur në partneritet të qëndrueshëm dhe në vizionin e një vendi të sigurt, të integruar dhe të gatshëm për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin global”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...