Derisa po bëheshin punimet në ndërtimin e rrugës nga rreth rrotullimi në Lakërishtë deri tek rreth rrotullimi i Arbërisë, sot është raportua se është hasur në një mjet shpërthyes.
Fillimisht lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook nga drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Gëzim Rafuna – Mehmeti.
Por, zyrtarë të Policisë së Kosovës pohojnë se ky mjet është larguar nga vendi i ngjarjes.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka pohuar për arbresh.info se mjeti i raportuar si i dyshimtë është marr nga autoritetet e FSK-së dhe se nuk përbën rrezik.
“Lidhur me raportimet për një mjet të dyshimtë në rrugën “Tirana” në Prishtinë, nga lokacioni janë larguar njësitë policore. Përderisa nuk ka nevojë për ndonjë shqetësim dhe se mjeti i raportuar si i dyshimtë nuk përbën asnjë rrezik, si dhe është marr nga autoritetet e FSK-së”, ka thënë Hoxha, raporton Arbresh.info.
Mbeturinat rikthehen në rrugën “Goleška” në Graç...
Paga e 13-të, Tahiri – Qeverisë: Çka është bërë për sektorin...
Konjufca jep shpresë për çështjen e presidentit: Vullneti i ...
Liverpooli pritet të vazhdojë me Arne Slot edhe në sezonin e...
Deputeti i VV-së shkakton të qeshura në Kuvend, e ngatërron ...
Haxhiu ‘ironizon’: Veç edhe presidenti na ka mbetë, edhe kre...