Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka konfirmuar gjetjen e trupit e pajetë të 33-vjeçarit që u mbyt të dielën në Liqenin e Ujmanit.
Kështu kanë bërë të ditur FSK me anë të një njoftimi në Facebook.
“Falë intesitetit të lartë të kërkimit dhe profesionalizmit të ekipeve tona në terren, pas disa orësh kërkimi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, AME dhe KFOR, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë në zonën e liqenit të Ujmanit.”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se pas evakuimit, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit që u mbyt në Liqenin e Ujmanit
Për një javë, policia në rajonin e Ferizajt shqiptoi mbi 150...
Kurti u takua me autorin, gazetarin dhe producentin radiofon...
Flick konfirmohet rikthimin e Ter Stegenit, por ka një lajm ...
Bisedimet në Downing Street, Starmer siguron Zelenskyn për m...
Vazhdon “saga” Salah-Liverpool, egjiptiani nuk f...
Aksion i Doganës, zbulohet barnatore me barna ilegale