Njësitë e FSK-së për kërkim shpëtim në ujëra, sot kanë gjetur trupin e pajetë të 76 vjeçarit B.U.
Trupi i viktimës është gjetur në ujërat lumit Lumbardh, pranë fshatit Grabanicë të Klinës.
“Ushtarakët e Kërkim Shpëtimit në Ujëra të FSK-së, pas një operacioni të gjerë kërkimi në lumin Lumbardh, lokacioni Grabanicë, nga ora 13:30 deri në orën 16:00, kanë arritur të nxjerrin nga uji trupin e pajetë të personit B.U. (76) nga Bokshiqi i Klines. Trupi i viktimës i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe Mjekësisë Ligjore për procedura të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor