Në një lartësi mbidetare mbi 2230 metra dhe mot të keq, ekipet e Kërkim-Shpëtimit dhe të Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë realizuar me sukses misionin e tyre për largimin e ortekëve të borës. Ishte mision i vështirë, por i realizueshëm për ekipet profesionale të FSK-së. Këta ortekë për fat të keq, para ca ditësh morën edhe jetë njerëzish.
Pas vlerësimit të situatës nga ekipet e Kërkim-Shpëtimit të FSK-së, ekipet e Deminimit, me gjithë kushtet e vështira, kanë filluar punën më datë 02.02.2019 për largimin e ortekëve të rrezikshëm të borës në kompleksin turistik në Brezovicë. Së pari shkatërruan ortekun e parë me eksploziv, i cili paraqiste rrezik të madh për krijimin e një orteku edhe më të madh dhe shumë të rrezikshëm për qytetarët.
Për shkak të motit shumë të vështirë dhe erërave të forta, deri në 60km/h, operacioni është dashur të ndërpritet. Operacioni ka vazhduar më datën 04.02.2019, me ç ‘rast është larguar edhe orteku i dytë. Sipas vlerësimeve për momentin nuk ka rrezik potencial për lëvizje të ortekëve, mirëpo duke u bazuar në kushtet atmosferike të cilat mbretërojnë në këtë pjesë mund të krijohen ortekë të cilët mund të paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve.
Vështirësitë në terren kanë qenë shumë të mëdha, por falë përgatitjes profesionale të ekipeve të FSK-së, dhe falë vullnetit të madh, për të mos lejuar të ndodhë ndonjë katastrofë natyrore për vizitorët në këto pjesë, është arritur që operacioni i ekipeve të Deminimit të kryhet me sukses.
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata