Kontigjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses pjesëmarrjen në ushtrimin fushor “KFOR 33”, dhe janë kthyer në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur FSK-ja në faqen e tyre zyrtare në Facebook, përcjell Arbresh.info.
Ushtrimi Fushor “ KFOR 33” është ushtrim shumëkombësh në të cilin marrin pjesë më shumë se dhjetë shtete partnere të Shteteve të Bashkuara të Amërikës dhe realizohet në bazën ushtarake amerikane në Gjermani ( JMRC-Hohenfels).
“Ushtrimi është i dizajnuar që të testojë dhe vlerësojë gatishmërinë e njësive luftarake të Ekipeve Luftarake të Brigadës së Këmbësorisë (48 IBCT) si pjesë e rotacioneve për misionin e KFOR-it në Kosove dhe po ashtu përgatit shtetet partnere për operacione të përbashkëta”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...