Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, sot ka pranuar donacionin e FSK-së në vlerë prej 4,177.00 euro, fond ky i grumbulluar për fëmijët e kësaj komune nga vrapimi humanitar “Vrapo me FSK-në”, i organizuar javë më parë në këtë qytet.
Me rastin e pranimit të këtij donacioni, e para e Gjakovës Mimoza Kusari Lila është shprehur shumë e kënaqur që nga një aktivitet i tillë sportiv dhe me karakter humanitar, të mblidhen mjete për fëmijët e komunës të cilën e udhëheq ku do të dedikohen në njërën prej institucioneve arsimore.
Toger Manushaqe Nura, me rastin e dorëzimit të këtij donacioni, është shprehur se ka pasur shumë arsye që ky aktivitet vrapues me karakter humanitar të mbahej në Gjakovë.Sipas saj njëra nga aryset ishte prezenca e pakët e FSK-së në komunën e Gjakovës.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...