Forca e Sigurisë së Kosovës njofton se në kuadër të zhvillimit profesional dhe ngritjes së kapaciteteve udhëheqëse, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes ka përfunduar me sukses certifikimi i dy kurseve, sipas tyre, të rëndësishme: Kursi për Lider të Avancuar “Gjenerata 17-2026” dhe Kursi për Lider Luftarak “Gjenerata 24-2026”.
Këto kurse përfaqësojnë një hap të rëndësishëm në përgatitjen e kuadrove për përballimin e sfidave bashkëkohore, duke forcuar aftësitë e lidershipit, vendimmarrjes dhe menaxhimit në situata komplekse operacionale dhe taktike.
“Gjatë realizimit të tyre, pjesëmarrësit kaluan nëpër një proces intensiv trajnimi, duke zhvilluar aftësi praktike dhe teorike të nevojshme për udhëheqje efektive në çdo nivel të përgjegjësisë”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Sipas tyre, përmes këtij certifikimi, pjesëmarrësit dëshmuan përkushtim, profesionalizëm dhe gatishmëri për të marrë përgjegjësi më të larta në shërbim të misionit.
“KDS mbetet e përkushtuar në zhvillimin e liderëve të aftë, të disiplinuar dhe të përgatitur për sfidat e së ardhmes”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...