Sot, në kazermën e Deminimit në Prizren, u mbajt ceremonia e certifikimit të grupit të katërt të kursantëve nga Ukraina, të cilët për gjashtë javë radhazi ndoqën trajnimin EOD ½ nga instruktorët e Kompanisë së Deminimit të FSK-së dhe instruktorët Amerikan të EUCOM.
Siç njofton Forca e Sigurisë së Kosovës, gjatë këtyre javëve kursantët u trajnuan në njohjen e mjeteve shpërthyese, pajisjeve specialistike dhe procedurat e punës se si mund të largohen mjetet shpërthyese në mënyrë sa më të sigurt.
Grupi i kursantëve do të kthehen në Ukrainë për të dhënë kontributin në njësitë e tyre për eliminimin e rreziqeve nga mjetet shpërthyese.
Në ceremoninë e certifikimit i pranishëm ishte zëvendës komandanti i Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kolonel Skender Hoxha, i cili uroi kursantët për përfundimin e trajnimit dhe gjithashtu foli për rëndësinë e trajnimit dhe rolin fisnik të misionit të tyre./Arbresh.info/



Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...