Sot, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj i shoqëruar nga Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe Sekretarja e Përgjithshme Rozafa Ukimeraj, vizituan kontingjentin e ri të automjeteve taktike HMMVW të radhitura në pistën e kazermës së FSK-së “Adem Jashari”.
FSK po fuqizon kapacitetet e veta operacionale taktike, duke shtuar kapacitetet me pajisje të reja, të blera sipas buxhetit të planifikuar dhe Planit të Zhvillimit 10 vjeçar të FSK-së.
Rritja e kapaciteteve me pajisje taktike po bëhet në harmoni me Planin Gjithëpërfshirës të Transformimit dhe ngritjeve të kapaciteteve të FSK-së për të kryer misionin e vet kushtetues. Ngritja e kapaciteteve teknike të FSK-së dita-ditës tregon se ajo po ngritët sipas standardeve të NATO-s. /arbresh.info/



18 vjet nga tragjedia e Gërdecit
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...
Parashikimi i motit në Shqipëri
Rusia lëshon dronë gjatë natës në Kiev
Komenti i rëndë ndaj Juelës, Greta përjashtohet nga gara dhe...