Forca e Sigurisë së Kosovës ka konfirmuar se një prej ushtarëve që ka shërbyer në Kazermën e Gjilanit, e që kishte shkuar për trajnim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka braktisur ushtrinë për të qëndruar tek të afërmit e tij atje.
Zëdhënësi i FSK-së Vëllazërim Qerimi, ka deklaruar se i njëjti është larguar pa marrë leje nga autoritetet. Ai ka bërë me dije se ndaj tij tashmë kanë nisur procedurat ligjore.
“Forca e Sigurisë së Kosovës ju njofton që pjesëtari në fjalë është larguar pa marrë leje nga autoritetet kompetente gjatë një trajnimi në SHBA. Gjithashtu ju njoftojmë që Forca e Sigurisë së Kosovës ka inicuar procedurat ligjore për pjesëtarin në fjalë konform akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi”, thuhet në përgjigjen e Qerimit për Reporteri.net.
Qerimi nuk është përgjigjur nëse ka pasur raste tjera të tilla.
Ky pjesëtar ishte në mesin e 152 ushtarvëve që kishin shkuar për trajnim në ShBA në maj të këtij viti, për t’u bërë pjesë e në një nga trajnimet më të të avancuara ushtarake në botë “Joint Readiness Training Center (JRTC)”.
Kur ishin nisur për këtë trajnim, ata i kishte përcjell në Aeroport Presidentja Vjosa Osmani, njëherit Komandantja Supreme e FSK’së.
“Me të arritur nga SHBA, i urova rrugë të mbarë e suksese kontigjentit prej 152 ushtarëve të FSK-së që po udhëtonin për SHBA për programin e trajnimit JRTC,” kishte shkruar Osmani.
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...