Gjenerallejtënant Rrahman Rama ka bërë me dije se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është duke u parapërgatitur për misionin e ardhshëm.
Ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se deri më tani FSK-ja ka shënuar arritje të mëdha dhe është në pritje të vendimit të Kuvendit për transformimin e saj në Forca të Armatosura të Kosovës.
Rama ka treguar se FSK-ja do të jetë e gatshme në çdo rast për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.
Duke folur për 27 Nëntorin, Ditën e FSK-së, ai ka thënë se nesër (e premte) të gjithë kazermat në Kosovë do të jenë të hapura për qytetarët, kurse manifestimi kryesor i Ditës së FSK-së do të mbahet në kazermën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë. /Arbresh.info
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...