FSK dhe policia tërhoqën trupin e pajetë të Heset Rrahmanit që kishte rënë në greminë

19:13 | 18 Janar 2021

Trupi i pajetë i Heset Rrahmanit nga fshati Debëllde i Komunës së Vitisë është tërhequr nga gremina ku kishte rënë me veturën teksa po kthehej nga Hani i Elezit.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se Ekipi i Kërkim Shpëtimit në male i Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë tërhequr një person pa shenja jete, pas një aksidenti me makinë në aksin rrugor Kaçanik-Hani i Elezit.

Trupi i pajetë është i Hesat Rrahmanit nga Komuna e Vitisë i cili nga 14 janari ishte raportuar si i zhdukur nga familja e tij, transmeton Telegrafi.

Ai me këtë datë rreth orës 14:00, kishte shkuar për vizitë tek një kushëri në Shkup nga pika kufitare në Hanin e Elezit.

Ndërkohë Policia e Kosovës përmes një njoftimi për medie, ka bërë të ditur se një person i moshës 47 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e humbjes së kontrollit me veturën e tij në magjistrale Hani i Elezit- Kaçanik-te ura e Kashanit.

Sipas informacioneve të Policisë së Kosovës nga rajoni i Ferizajt, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 18:00, ndërsa trupi i pajetë dhe vetura më të cilin është aksidentuar janë gjetur sot rreth orës 11:00, shkruan arbresh.info.

Vet aksidenti i ndodhur në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik te vendi i quajtur Ura e Kashanit , ku e involvuar ka qenë vetëm një automjet i udhëtarëve e markës Suzuki Vitara.

“Sipas informative të deritashme, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur automjeti ishte duke lëvizur nga Hani Elezit në drejtim të Kaqanikut dhe më të kaluar tunelin e parë për shkaqe të pa njohura e humb kontrollin dhe kalon në anën e majtë të drejtimit të lëvizjes duke dalur nga rruga dhe bije në humnerë me që rast vozitësi (H.Rr m/Kosovar ,47 vjeç nga lëndimet e marra kishte ndërruar jetë, ndërsa trupi i tij dhe vetura janë gjetur sot me 18.01.2021 rreth orës 11:00”, njofton policia.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për në obduksion./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara