Bazuar në marrëveshjen bilaterale të bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), Kompania e Kërkim-Shpëtimit e Regjimentit të Mbrojtjes Civile (RMC) realizoi trajnim të përbashkët në fushën e zhytjes, i cili u realizua në Qendrën e Zhytjes në Pashaliman, Vlorë, Republika e Shqipërisë.
FSK njofton se qëllimi i këtij trajnimi ishte ruajtja, zhvillimi dhe avancimi i njohurive dhe aftësive profesionale në fushën e zhytjes, në thellësi dhe kushte të ndryshme operative si dhe shkëmbimin e përvojës dhe praktikave më të mira ndërmjet pjesëtarëve të të dy forcave ushtarake.
“Ky aktivitet i përbashkët dëshmon për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve ushtarake të Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe përkushtimin e ndërsjellë për ngritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve specialistike në realizimin e operacioneve ujore me standarde të larta ndërkombëtare”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...