Shkolla e Oficerëve, në kuadër të Akademisë së Mbrojtjes së FSK-së, ka realizuar për herë të parë Kursin e Karrierës për Kapiten.
Siç njofton Forca e Sigurisë së Kosovës, kursi kishte për qëllim zhvillimin e aftësive taktike, teknike dhe të udhëheqjes për oficerë, dukë i përgatitur ata për udhëheqje në nivel kompanie dhe për operacione të përbashkëta.
Në cemeoninë përmbyllëse të pranishëm ishin ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, shefi i Stafit të SHPFSK ,gjeneral brigade Ilir Qeriqi, komandanti i KDS, gjeneral brigade Jeton Dreshaj, oficerë e nënoficerë të FSK-së.
Ministri Maqedonci uroi pjemarrësit dhe verësoi lartë realizimin e kursit që në FSK mbahet për herë të parë.
Ndërsa mesazhin e komandantit të FSK-së, drejtuar të diplomuarve dhe stafit të Akademisë e lexoi Komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj:
“Ky kurs i dizajnuar nga personeli i FSK-së duke u bazuar në modelet e partnerëve dhe aleatëve tanë si dhe duke ju përshtatur nevojave të FSK-së. Nga sot ne si FSK jemi në gjendje që me kapacitetet tona të mbulojmë të gjitha kurset e karrierës duke filluar nga kursi bazik deri në kursin e kapitenëve. E kuptoj që keni pasur sfida të ndryshme gjatë realizimit të kursit, mirëpo të gjitha sfidat janë të tejkalueshme kur e kemi vullnetin dhe vendosmërinë për të ecur përpara, dhe së fundmi ju siguroj të gjithëve, që ashtu sic e keni pasur deri tani edhe në të ardhmen do ta keni përkrahjen dhe mbështetjen time si KOMFSK për të zhvilluar, trajnuar dhe edukuar personelin e FSK-së”, u tha në urimin e tij./Arbresh.info/







Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun