Dobësimi i pozitës dhe përkrahjes ndaj Kancelares Gjermane, Angela Merkel, mund të nxisë Francën që të marrë rolin kryesues në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Sipas mediave të Beogradit, ky konkludim ka ardhur në shprehje sidomos pas zhvillimeve të fundit, takimit të presidentit, Emanuel Macron me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq, me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin si dhe me atë të Shqipërisë, Edi Rama, në Jerevan të Armenisë.
Në këtë kontekst përmendet edhe takimi që do të mbahet më 11 nëntor në Paris me dy presidentët, atë të Kosovës dhe Serbisë, transmeton lajmi.net.
Po ashtu, për t’u përmendur janë edhe dy deklaratat e presidentëve , Thaçi e Vuçiq se Macron e përkrah një korrigjim të mundshëm të kufijve nëse palët arrijnë marrëveshje për një gjë të tillë.
Dragan Gjukanoviq nga Qendra për Politikë të Jashtme thotë se Merkel po përgatitet që t’i japë fund dominimit të saj në parti.
“E vërteta është se popullariteti i saj ka rënë në muajt e fundit. Gjermania është shtet lider i BE-së, ndërkaq që ajo po kërkon që ta rregullojë sa më shumë partneritetin me Francën dhe Italinë”, thotë Gjukanoviq.
Sipas tij, është shumë e rëndësishme që liderë evropianë të interesohen për zgjidhjen e problemeve në Ballkanin Përendimor, dhe se një gjë e tillë mund të ndikojë pozitivisht në këtë proces.
Megjithatë, shton ai “është ende herët të flitet nga Franca për korrigjimin e mundshëm të kufijve ose ndryshimin e tyre”.
E ndërkaq, diplomati Zoran Milivojeviq thotë se Merkel është në vështirësi të mëdha politike.
Sipas tij, janë dy arsye pse Franca është shteti lider i BE-së.
“Franca është anëtar permanent i Këshillit të Sigurimit dhe një fuqi nukleare. Macron po ashtu është lideri me fuqinë më të madhe në Union tani për tani. Franca është e dukshme që dikton politikat e Jashtme të Bashkimit Evropian”, thotë ai.
Sidoqoftë, Milivojeviq thotë se çështja e zgjidhjes së problemit të Kosovës është më së shumti në duart e Rusisë dhe SHBA-së.
Kujtojmë se sipas raportimeve të mediave, Thaçi e Vuçiq pritet të takohen më 11 nëntor në forumin e paqes në Paris, i cili organizohet nga presidenti francez, Emanuel Macron.
Megjithatë, një gjë e tillë nuk është konfirmuar ende nga asnjëra palë./Lajmi.net/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim