Një fotografi e shpërndarë nga përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka shkaktuar shqetësim në lidhje me mundësinë e manipulimit të zgjedhjeve, shkruan Insajderi.
Në fotografinë e publikuar në profilin e tij në Facebook, shihet një mërgimtar që mban një fletëvotim në duar dhe bën thirrje për të votuar Lëvizjen Vetëvendosje (VV).
Gashi ka deklaruar se kjo është një vepër penale dhe ka kërkuar nga Prokuroria që të ndërmarrë veprime urgjente.
Ai ka thënë se ky rast mund të dëmtojë procesin zgjedhor, duke rrezikuar besueshmërinë e votave me postë nga diaspora.
“Prokuroria duhet qysh sonte të caktojë prokurorin e rastit! Kjo rrezikon të gjithë kontigjentin e votave me postë nga diaspora”, shkroi ai në Facebook.
Në reagimin e tij, Gashi ka kërkuar që personi në fotografi të hetohet dhe të ndiqet për cenim të procesit zgjedhor, duke theksuar se ky veprim mund të ketë pasoja të rënda për integritetin e zgjedhjeve.
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...