Ambasada e Kosovës në Uashington muaj më parë ka përcjellur kartolinat falënderuese të fëmijëve kosovar për ushtarët amerikan për nder të Memorial Day.
Pas dorëzimit të kartolinave në Pentagon, këtë javë kartolinat i pranuan trupat e Divizionit të Parë të Këmbësorisë, që ishin forca e parë amerikane që intervenuan në Kosovë gjatë vitit 1999. Këto mesazhe falënderuese janë dëshmia më e mirë e lidhjes të veçantë në mes të popullit shqiptar dhe atij amerikan.

Kartolinat e dërguara nga fëmijët e lindur pas luftës në Kosovë patën mesazhe nga më të ndryshmet, ku secili fëmijë falënderoi trupat amerikane për shërbimin e tyre në mbrojtjen e Kosovës./Indeksonline/

E ftuan në 20-vjetorin e pavarësisë së Mali të Zi, reagon as...
Rama: Estonia udhërrëfyes për Shqipërinë në transformimin di...
Abdixhiku dhe Osmani shprehin ngushëllime për ndarjen nga je...
Nuk u përfshi në listën për deputetë/ Driton Hyseni i VV-së ...
Vdes Alush Gashi
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Mazgit të O...