Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka njoftuar për përfundimin e punëve në shkollën fillore të mesme të ulët “Asdreni” në Pejë.
“Është Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Asdreni” në Pejë, që përmbyllë listën prej 43 projekteve në objektet publike komunale, tek të cilat janë implementuar masat e efiçiencës së energjisë si termoizolim i mureve të jashtme, ndërrim i dritareve dhe dyerve të jashtme, sisteme efiçiente të ngrohjes, trupa ndriçues efiçient”, thuhet në njoftim.
Lista e projekteve të impelmentuara përfshinë objekte shkollore, qendra të mjekësisë familjare, objekte të kuvendeve komunale, qendra të kulturës dhe salla sportive.
Ndërkaq Fondi njofton se ka përfunduar me sukses 83 projekte publike në 22 komuna, me një kosto rreth 12 milionë euro të financuar nga Bashkimi Evropian, Banka Botërore dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK