Në një postim në Facebook, ish-deputeti i LDK-së, Faton Bislimi, ka njoftuar se ka pranuar edhe një vlerësim të radhës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan arbresh.info.
Bislimi është nderuar nga Fondacioni Points of Light i themeluar më 1989 nga Presidenti i 41-të i SHBA-ve, George H. W. Bush.
Ish-deputeti po ashtu është përzgjedhë në Listën Inspiruese të Nderit për vitin 2021 të këtij Fondacioni për shkak të punës së tij të pa rezervë në ndërtimin e imazhit të Kosovës në SHBA dhe botë si dhe shërbimit vullnetar ndaj të tjerëve.
“Ndjehem krenar që profili im tani më është publikuar edhe në webfaqën zyrtare të Fondacionit duke spikatur kështu edhe vendlindjen time Gjilanin, e shtetin tim Kosovën. Të jesh në Listën Inspiruese të Nderit me shumë figura tjera publike, akademike, e politike të Amerikës, tregon virtytin e amerikanëve që çmojnë njerëzoren dhe vlerën para çdo atributi tjetër, qoftë etnik, shtetëror, politik, etj,” ka thënë Bislimi në Facebook./arbresh.info/
Ja edhe shkrimi i tij i plotë:
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe...
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
Parashikimi i motit për ditët në vijim-Të hënën temperaturat...
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...