Fondacioni “Behgjet Pacolli” në bashkëpunim me shtetin gjerman ka sjell kontingjentin e dytë me shtretër dhe inventarë për spitalin rajonal të Prizrenit, shkruan arbresh.info
Përfaqësuesja e fondacionit Rejhan Vuniqi ka thënë se ndjehet e lumtur që së bashku me shtetin e Gjermanisë po e ndihmojnë spitalin e Prizrenit që të ketë kushte sa me të mira për pacientë.
“Arsyeja pse kemi zgjedhur ta ndihmojmë spitalin e Prizrenit është se ai përballet me mungese të gjerave elementare për pacient, ky donacion ka ardh pasi qe presidenti i AKR-së Behxhet Pacolli i ka bërë një vizitë Prizrenit dhe i ka parë kushtet e vështira në spital. Ne do të vazhdojmë të iu ndihmojmë edhe spitaleve tjera ne komunat e Kosovës duke e parë gjendjen e vështir të tyre”, tha Vuniqi.
Donacionin Behxhet Pacolline e pranoi drejtori i spitalit Shyqeri Hasani.
“Ne jemi falënderues fondacionit Behxhet Pacilli që ka zgjedhur spitalin tonë për të na ndihmuar me inventar” tha ai.
Ndërsa Shefajet Berisha, zyrtar i komunikimit i spitalit rajonal Prizren tha se së shpejti do ti vënë në shërbim të pacientëve shtretërit.
“Kjo është një ndihmë në kuadër të ndihmave qe vinë në spitalin e Prizrenit me herët Behexjet Pacolli ka kërkuar të sjell një donacion dhe ne e kemi përkrahur dhe se shpejti do to vëmë ne shërbim të pacienteve”, tha Berisha./Arbresh.info

Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit