Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ngritur edhe njëherë shqetësimin lidhur me tendencën për futjen e skemave të pabuxhetuara jokontributdhënëse të pensionit të parakohshëm të grupeve të veçanta si policia, përfitimeve speciale për mësimdhënësit që kanë punuar gjatë viteve të 1990, si dhe shtesat universale për fëmijë, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo, pasi, sipas këtij institucioni, do të rrezikohej qëndrueshmëria financiare e sistemit të përfitimeve sociale.
Në vlerësimin e stafit të FMN-së për konsultimin e nenit IV me Kosovën, të publikuar të martën, po ashtu, është kërkuar që Ligji i pagave në sektorin publik të rishqyrtohet, duke pasur parasysh koston e konsiderueshme fiskale, përfshirë zgjerimin e shtesave diskrecionale dhe vazhdimin e pagave të pabarabarta si pasojë e lirimeve dhe përjashtimeve nga sistemi i ri për grupe të veçanta.
Në këtë raport thuhet se çdo rritje e pensioneve duhet të kufizohet në pensionin bazë për të zvogëluar varfërinë e moshës së vjetër dhe për ta sjellë më pranë nivelit të përfitimit të ndihmës sociale. Pas rritjes shumë të shpejtë të pensioneve kontributdhënëse në vitin 2016, çdo rritje e mëtejme do të konsiderohej e pamatur.
Siria shënon një vit nga rrëzimi i Bashar al-Assad
Trump: Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar pro...
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq