Qendra Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) përballoi gjatë ditëve të fundit të vikendit një ngarkesë të jashtëzakonshme, duke trajtuar rreth 900 raste.
Nga këto, 194 raste kanë kërkuar reanimim, 302 trajtime kanë qenë internistike, 183 raste ortopedike, 137 raste kirurgjike dhe 33 raste me intervenime të vogla.
Ndërsa 61 persona kanë qenë të aksidentuar. Të gjitha këto shërbime janë ofruar nga ekipet e mjekëve specialistë dhe infermierëve të Qendrës Emergjente.]
Një pjesë e konsiderueshme e pacientëve janë paraqitur drejtpërdrejt në Qendrën Emergjente, duke anashkaluar shërbimet shëndetësore parësore dhe dytësore.
Për këtë arsye, QKUK u bën thirrje qytetarëve që rastet jo emergjente t’i drejtojnë fillimisht qendrave të mjekësisë familjare apo spitaleve rajonale, për të lehtësuar punën e Qendrës Emergjente dhe për të garantuar trajtim të shpejtë për rastet serioze.
“Qendra Emergjente duhet të mbetet e rezervuar për rastet serioze dhe kërcënuese për jetën. Bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor për të mundësuar ofrimin e kujdesit shëndetësor në kohën e duhur për pacientët në rrezik të drejtpërdrejtë për jetën”, thuhet në njoftimin e QKUK-së./Arbresh.info
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...