Pas katër vitesh e gjysmë, Shefqet Krasniqi pritet të rikthehet në Xhaminë e Madhe të Prishtinës.
Katër vite e gjysmë i kushtuan Shefqet Krasniqit përballjet në Gjykata. Ai akuzohej për vepra të ndryshme të kundërligjshme, duke përfshirë edhe shtytje të terrorizmit.
Pas kësaj periudhe, i njëjti po kthehet në vendin ku dikur ishte imam, por tash me një rol të ri.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i BIK-ut, Ahmet Sadriu.
Sipas tij, Shefqet Krasniqi nuk do të kthehet si imam në Xhaminë e Madhe, por vetëm si ligjërues pas namazit të Jacisë.
“Është keqinterpretuar, është bërë bujë në media gjoja se është kthyer Shefqet Krasniqi imam në Xhaminë e Madhe, nuk ka asgjë të vërtetë. Shefqet Krasniqi vazhdon të jetë profesor në fakultet, aty e ka vendin e punës”, tha ai.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se kjo ka qenë kërkesë e vetë Krasniqit në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prishtinë për t’u rikthyer dhe se Këshilli i BIK e ka miratuar kërkesën e tij.
Duke shtuar se Krasniqi në Xhaminë e Madhe do të ligjërojë një herë në javë.
“Ka qenë kërkesë e tij pran Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë që të kthehet të mbajë ligjërata mbas kohës së namazit, nëse nuk gabojë namazit të Jacisë dhe Këshilli i Bashkësisë Islame në Prishtinë e ka parë të arsyeshme që ta angazhoj dhe ai do të filloj një herë në javë të mbajë ligjërata, pra vetëm ligjërata, nuk është kthyer si imam në Xhaminë e Madhe”, ka thënë Sadriu.
Kujtojmë se Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës me të cilin ish-imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, ishte shpallur i pafajshëm në akuzat për nxitje të urrejtjes, shtytje për terrorizëm dhe shmangie nga tatimi.
Ish-imami akuzohej për veprat penale “shtytje në kryerjen e veprave terroriste”, “nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtarë, racor, fetar apo etnik” dhe veprën “shmangie nga tatimi”.
Hekuran Gashi: Lehtësim për bizneset – me Qeverinë Kurti 3, ...
PZAP dënon LVV-në me 6 mijë euro
Policia gati për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të p...
Burim i brendshëm i Juventusit: Livakoviq është në lojë
Pasaporta shqiptare: Procedura për artistët dhe sportistët
IPK-ja arrestoi 41 zyrtarë policorë sivjet, pranoi mbi dy mi...