Sadri Ramabaja, kandidat nga Vetëvendosja po dyshohet nga ana e Prokurorisë së shtetit për vrasje të zyrtarëve të lartë të Republikës si Kosovës si dhe veprën penale të terrorizmit dhe veprën tjetër kundër rendit kushtetues si dhe sigurisë.
Ai është ftuar për intervistom nga ana e prokurorit të Speciales, Sylë Hoxha, më datë 9 tetor. E anëtari i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja, thotë se do t’i përgjigjet ftesës së prokurorisë, por që atje do të shkojë me një mision tjetër. Atë të marrjes në pyetje të zyrtarëve të shtetit, e jo të intervistimit të tij nga ana e tyre, , ka thënë Ramabaja për Gazeta Blic.
Ramabaja, është shprehur se shpreson që prokuroria e shtetit do ta tërheqë thirrjen e bërë ndaj tij.
“Do të pres 9 tetorin, dhe do të shkojë në Prokurori. Në rast se Prokuroria nuk e tërheq thirrjen, do të shkoj dhe do t’i marrë unë në pyetje ata.I kanë urdhëruar zotërinjtë, duan të shkaktojnë kaos, ta shkatërrojnë procesin e ndërtimit të Republikës”, ka thënë Ramabaja .
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore