Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku është deklaruar mbi refuzimin nga autoritetet serbe, të kërkesës për vizitë në Preshevë.
Ai thotë se me këtë vendim, Qeveria e Serbisë, shkeli Marrëveshjen e Brukselit, meqë refuzoi hyrjen e tij, vetëm një orë para kohës së paraparë, transmeton klankosova.tv.
”Serbia e vazhdon lojën e ndytë, në Bruksel flet për konstruktivitet dhe avancim në zbatim të marrëveshjes për vizita zyrtare, ndërsa ende pa u kthyer në Beograd refuzon kërkesën tonë.
Përkundër që kemi ndjekur dhe respektuar të gjitha procedurat e nevojshme për tu pajisur me leje që të zhvillojmë një vizitë në Luginën e Preshevës, kjo na u mohua nga institucionet e Serbisë.
Qeveria e Serbisë refuzoi hyrjen në Serbi vetëm një orë para kohës së planifikuar, duke shkelur afatin 48-orësh të përgjigjes, siç parashihet në Marrëveshjen e Brukselit.
Qëllim i vizitës sonë ishte takimi me kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani dhe vizita në institucione të kulturës, takim me organizata rinore dhe kulturore.
Përkundër kësaj, ne do të vazhdojmë t’i mbështesim e të jemi pranë qytetarëve të Preshevës, teksa Serbia vazhdon ta dëshmoj e ridëshmoj se nuk është e interesuar për marrëdhënie normale fqinjësore”.
Presidenti Begaj sot e nesër qëndron për vizitë zyrtare në K...
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes