Një person ka marrë djegie të rënda në zjarrin që shpërtheu sot në një banesë në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës.
Dëshmitari Diamant Jusaj i cili e shpëtoi personin që kishte marrë djegie të rënda tregon për ngjarjen.
Ai thotë se e ka thyer derën e banesës dhe ka hyrë brenda për t’i dhënë ndihmën.
“Na lajmëroi një grua prej katit të katërt, kam tentuar të shkoj dhe t’i ndihmojë, e kam thyer derën e banesës. Personi vetëdije ka pas, e kem qetësuar, frymëmarrjen e ka pasë në rregull. Dera e banesës ka qenë e plastikës dhe tymi ka dalë lartë. Personi ka qenë i lënduar, ka qenë i djegur”, tha Jusaj./express/
Rama ndan pamjet nga Berati: Turistë nga vende të ndryshme p...
Flakët përfshijnë periferinë e Los Angeles/ Evakuime emergje...
Qendra e Studentëve organizon aksion për dhurimin vullnetar ...
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Trump: Ka shumë mundësi për një marrëveshje bërthamore me Ir...
Mosekzekutimi i pagave: Punëtorët teknikë të shkollave në Pr...