Flasin nga aeroporti, kur do të rihapet dhe çka do të ndodhë me biletat e udhëtimeve të anuluara

14:07 | 20 Qershor 2020

Ka disa ditë që në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ janë anuluar të gjitha fluturimet.

E rreth kësaj për arbresh.info ka folur Bujar Gashi, zyrtar për marrëdhënie me media në këtë aeroport.

Ai ka thënë se kufiri ajror i Kosovës po vazhdon të jetë i mbyllur dhe nuk dihet se kur do të hapet.

“Të gjitha këto anulime po ndodhin pasi aeroporti i Prishtinës zyrtarisht është i mbyllur, kufiri ajror i Kosovës vazhdon të jetë i mbyllur deri në një vendim që shpresojmë të merret shumë shpejt nga ministrinë relevante, Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik”, ka thënë ai.

Gashi ka shtuar se po marrin me qindra ankesa për këto anulime.

“Ne kemi me qindra ankesa që na vinë çdo ditë, kemi telefonata që kërkojnë një datë të saktë të rifillimit të punës mirëpo ne nuk kemi asnjë informacion zyrtarë që do të ndajmë me publikun”, ka shtuar ai.

E sipas tij, për çdo ndryshim të datës së udhëtimeve duhet të kontaktohen kompanitë ku janë blerë biletat.

“Ne nuk kemi të bëjmë asgjë me biletat, kjo është përgjegjësi komplet e kompanive. Lusim të gjithë udhëtarët të drejtohen në kompanitë përkatëse”, ka shtuar ai.

Për shkak të gjithë kësaj gjendje të krijuar, aeroporti po funksionon me staf të reduktuar.

“Ne jemi duke funksionuar por me staf të reduktuar, nëse na është kërkuar ndonjë shërbim ne kemi qenë në dispozicion të tyre 24 orë”, ka përfunduar ai./arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara