Në kohën kur shumica e vendeve të BE’së ia kanë ndalur tubimet, Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka shkuar në Bosnjë. Atje, ka mbledhur përkrahësit e tij, në prag të zgjedhjeve turke. Në këtë tubim, dikush ka bartur edhe një flamur të Shqipërisë.
Rreth 20 mijë turq nga Evropa u mblodhën para dhe në sallën “Juan Antonio Samaranch – Zetra” në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës, Sarajevë, ku janë duke pritur ardhjen e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan sot mbërriti për një vizitë pune në BeH ndërsa është planifikuar edhe një adresim i tij në sallën ”Juan Antonio Samaranch-Zetra” ku do të mbahet Kongresi i gjashtë i Unionit Evropian të Demokratëve Turq (UETD).
Presidenti turk u takua me kryesuesin e presidencës së BeH-së, Bakir Izetbetgoviç dhe gjatë ditës do të nderohet me doktoratë nderi nga Universiteti Ndërkombëtar i Sarajevës (IUS).
Së bashku me Erdoğan-in, në delegacionin e tij të numërt, ka udhëtuar edhe bashkëshortja e tij, Emine Erdoğan, e cila do të hapë Klinikën për Hematologji në Qendrën Klinike të Universitetit të Sarajevës (KCUS).

Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...