Sot në Kosovë është ditë zie për të nderuar figurën e ish-presidentit amerikan George H.W.Bush.
Flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës është vendosur në gjysmështizë në objektet shtetërore të Republikës së Kosovës.
Përmes fotografive sjellim flamujt në gjysmështizë para Kuvendit dhe Komunës së Prishtinës, shkruan arbresh.info.
Po ashtu, në shenjë respekti, mirënjohje dhe vlerësimi për veprimtarinë politike të ish presidentit amerikan, George H.W Bush, Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka vendosur që sot në orën e parë të mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës të mësohet për raportet Kosovë-Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Arbresh.info/

LVV diskuton për zhvillimet politike e konstituimin e instit...
Jahjaga demanton raportimet: Kurrë s’ka pasur takim as...
Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit shqiptoi mbi 4 mijë e 600 ...
Berisha paraqitet në SPAK
“Pastrimi” publikon pamje të qytetarëve që hedhin mbeturina ...
“Memories” e Gjestit emocionon Londrimin