Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se me fitoren e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale në SHBA kanë nisur spekulimet e ndryshme për prekjen e kufijve apo ndarjen e veriut.
Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri u shpreh se themeluesit e shtetit të Kosovës janë gjallë dhe sipas saj, siç i kanë mposhtur herën e kaluar prap i mposhtin skenarët serbomadhe.
“Po e shoh se me ardhjen e Trumpit kane nisur spekulime të ndryshme për prekjen e kufijve apo ndarjen e veriut – ne themeluesit e shtetit te Kosoves jemi gjalle, populli trim i Kosoves eshte gjalle – i mposhtem heren e kaluar, prap i mposhtim keto skenare serbomëdha”, ka shkruar Tahiri./Arbresh.info
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia