Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka kërkuar ndërmarrjen e masave ndaj deputetëve të cilët, sipas saj, po pengojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Në një postim në Facebook, Pacolli ka akuzuar partitë opozitare – PDK-në, LDK-në dhe AAK-në – se po e bllokojnë procesin dhe, siç thekson ajo, po shkelin Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit.
Ajo paralajmëroi se nëse bllokada vazhdon, duhet të merren masa konkrete, përfshirë edhe mundësinë e marrjes së mandateve ndaj atyre që refuzojnë të votojnë.
“PDK, LDK dhe AAK po bllokojnë konstituimin e Kuvendit, duke shkelur Kushtetutën dhe rregulloren. Ata po akuzojnë Lëvizjen Vetëvendosje, por është vetë kjo palë që po e bllokon. Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri në fund të muajit, duhet të merren mandatet nga ata që refuzojnë të votojnë. Nuk mund të vazhdojmë kështu”, tha Pacolli./Arbresh.info
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani