Megjithëse janë ndaluar nga Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë, mjetet piroteknike vazhdojnë të shiten në kryeqytet.
Mundësinë për t’i blerë ato e ka secili, pa marrë parasysh moshën, raporton KTV.
Sipas qytetarëve, mjetet piroteknike jo vetëm që janë të rrezikshme, por ato nuk kontrollohen sa duhet nga organet kompetente.
Mendim të njëjtë me atë të qytetarëve ka edhe përfaqësuesi i “Let’s Do It Kosova” Alban Hyseni, që është gjithashtu njohës i çështjeve të ambientit.
Ai ka treguar se mjetet piroteknike janë ndotës të mëdhenj të mjedisit, si dhe shkaktarë të shumë sëmundjeve.
I kontaktuar nga KTV-ja, kryeinspektori Lulzim Syla ka thënë se deri tani nuk është shqiptuar asnjë gjobë.
Sipas urdhëresës së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë është obliguar Inspektorati i Tregut dhe inspektorët kompetentë që t’i kontrollojnë dhe verifikojnë nëse mjetet piroteknike janë të licencuara.
Vazhdimisht në Kosovë në fund të vitit ka pasur të lënduar nga përdorimi i mjeteve piroteknike.
Rreth 8 mijë maturantë aplikojnë deri tani për Maturën Shtet...
Posta e Kosovës lanson pullën “Engjëjt e Lirisë – Leotrimi i...
“Është thelbësore”, thotë Costa nga Beogradi për Marrëveshje...
Protestë para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë për çësht...
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...