Këshilli i Evropës e ka pranuar sot aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë institucion evropian.
Komiteti i Ministrave sot e ka miratuar me dy të tretat e votave aplikimin e Kosovës në KiE.
E në mesin e urimeve të shumta është edhe shteti i Finlandës.
“Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto, uron Kosovën pasi Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës sot ka marrë vendim që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare kërkesën për anëtarësimin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës finlandeze në Kosovë.
Ambasada përcjellë edhe mesazhin e ministrit, Pekka Haavisto.
“Finlanda mbështet me vendosmëri anëtarësimin, i cili do të ndihmojë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe integrimin evropian,” thuhet në cicërimën e përcjellë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës./Arbresh.info/
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova