Ka filluar zhvarrimi i mbi 2 mijë mbetjeve mortore të kohës së luftës së fundit për shkak së ato janë varrosur pa iu bërë testi i ADN-së.
Në mungesë të tij shumë familje kosovare kanë ngatërruar kufomat e të afërmve të tyre që janë vrarë gjatë luftës së vitit 1998-99.
Kryesisht mbetjet mortore të ardhura nga Serbia, janë në proces të zhvarrimit dhe verifikimit sepse janë varrosur pa testin e ADN-së.
Prenk Gjetaj nga Komisioni për persona të pagjetur ka thënë për Indeksonline se procesi i zhvarrimit të viktimave të luftës së fundit ka filluar dhe do të vazhdoj gjatë tërë vitit.
“Tre varre sot janë hapur për shkak se disa pjesë kockore janë gjet që i takojnë atij trupi që ishte i varrosur ndërsa duhet hequr pjesët që nuk i takojnë. Në bazë të analizës bëhet ribashkimi i pjesëve kockore që deri me tani kanë qenë të ndara”,ka thënë Gjetaj.
Në procesin e verifikimit të mbetjeve mortore sipas Gjetajt do të punohet gjatë tërë këtij viti dhe do të ketë ndërprerje vetëm atëherë kur kushtet atmosferike nuk lejojnë.
“Pas luftës metoda e identifikimit të mbetjeve mortore ka qenë përmes shenjave, teshave apo ndonjë identifikimi specifik, por të gjitha këto identifikime kanë dal se janë bërë gabimisht. Testet e para kanë treguar që ka gabime, në Mitrovicë ka dalë se është një përqindje e lartë diku rreth 17 për qind të mbetjeve mortore janë identifikuar gabimisht. Kjo tregon se edhe në vende tjera të Kosovës, janë bërë gabime të njëjta e që duhet të përmirësohen me anë të testit të ADN-së”, ka thënë Gjetaj.
Manipulimi i votave në Prizren, një muaj paraburgim ndaj 23 ...
Rama ‘shpërthen’ ndaj protestës së opozitës: Jashtëderdhja n...
Administrata Trump nën presion, gjithçka dihet për vrasjen n...
Gjenden dhe konfiskohen 150 kg eksploziv dhe armatim në një ...
Policia konfiskon armatim të rëndë në një shtëpi të pabanuar...
Katër persona arrestohen për privim të kundërligjshëm nga li...