Sot filloi procesi i vaksinimit të personelit shëndetësor në komunën e Junikut.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Komuna e Junikut, në një njoftim në rrjetin social “Facebook”.
Në këtë njoftim, thuhet se QKMF-ja e Junikut plotëson të gjitha kushtet konform udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së.
Njoftimi i plotë:
“FILLOI VAKSIMI I PERSONELIT SHËNDETËSOR NË QENDRËN KRYESORE TË MJEKËSISË FAMILJARE
Sot ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë familjare në komunën e Junikut.
QKMF në Junik ka bërë të gjitha përgaditjet si për nga ambienti i vaksinimit poashtu edhe për nga stafi sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së, ku nga sot do vaksinohet personeli shëndetësor për të vazhduar me vaksinimin e qytetarëve sipas Planit Nacional të Vaksinimit, duke filluar me grupmoshën mbi 85 vjeç e për të vazhduar tutje me grupmoshat e tjera sipas listave të vaksinimit, ndaj luten qytetarët e moshave 80-85 vjeç të lajmërohen tek shërbimi i vaksinimit në QKMF Junik për të verifikuar emrat e tyre në listën e vaksinimit.
Të gjithë qytetarët do të njoftohen në kohë reale me orarin e vaksinimit.”/arbresh.info/
KQZ tërheq shortin, këta janë numrat e partive për zgjedhjet...
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...