Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti janë takuar bashkë me sekretarët e përgjithshëm, Ljupço Nikollovski dhe Artan Grubi për të përfunduar marrëveshjen për formimin e koalicionit mes LSDM-së dhe BDI-së, përcjell portali arbresh.info.
Siç njoftuan dje të dy partitë, tashmë është arritur marrëveshje serioze mes tyre.
“Ekipet e LSDM dhe BDI intensivisht punuan në krijimin e një marrëveshje koalicionmi që në ditët e para të afatit të caktuar prej 20 ditëve pas marrjes së mandatit. Në bisedimet që udhëhiqen në nivel të sekretarëve të përgjithshëm është arritur avancim serioz për thuajse të gjitha çështjet që kanë të bëjnë për Qeverinë”, theksuan dje nga LSDM.
LSDM dhe BDI gjatë dy ditëve kanë punuar në harmonizim të programeve zgjedhore dhe ndarjen e përgjegjësive në resore për dy partitë si dhe krijim të një programi katër vjeçar, ndërsa bisedimet kanë pasur fokus ekonominë, drejtësinë, barazinë dhe integrimet.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...