Policia e Kosovës ka bërë apel tek shoferët që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes, sepse ka filluar shfaqja e mjegullës në disa vende ku pozita gjeografike është më e ulët.
Policia kërkon nga shoferët që të mbajnë në vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë, dhe se mjegulla më e dendur mund të jetë më afër lumenjve, transmeton arbresh.info.
Tutje Policia e Kosovës, kërkon nga shoferët që të përdorin mjegullat e dritës, sepse kjo ndihmon të ndriçohet rruga, dhe kjo bën që edhe vetura të jetë më e dukshme për shoferët tjerë.
Gjithashtu, në vende ku ka mjegull, policia rekomandon të mos ndizen dritat me rreze të gjata.
“Ngasja e automjetit me dritat të gjata mund të reflektojë jashtë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, e cila gjithashtu e bën të pamundur që shoferët të iu shohin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./ arbresh.info /
Më poshtë rekomandimet për shoferët nga Policia e Kosovës:

Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin