Pas hapjes së seancës së re në Kuvend, ku pritej diskutimi për shqyrtimi projektligjit për marrëveshjen financiare IPA ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, Lidhja Demokratike e Kosovës e lëshoi sallën.
Pas largimit të LDK, kryesuesi i seancës Xhavit Haliti propozoi që Kuvendit të shkojë në pauzë, derisa të vendoset nëse LDK do të kthehet apo jo për të mbajtur këtë seancë.
Nëse nuk miratohet ky projektligj, atëherë Kosova rrezikon humbjen e 71 milionë eurove.
Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur kundër votimit të një marrëveshjeje disa milionëshe financiare që njihet si IPA. Në seancën e së hënës, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se deputetët e kësaj partie nuk do të marrin pjesë në ratifikimin e marrëveshjes së IPA-s, nëse kryeministri i vendit Ramush Haradinaj nuk jep llogari lidhur me atë se si është formuar Qeveria e Kosovës.
Ndryshe, subjektet e tjera si PDK, AAK, AKR dhe Vetëvendosje janë në sallë në pritjen e vazhdimit të seancës./
22 vjet nga trazirat e marsit
Ylli i Man Cityt merr vendimin për t’u larguar nga klubi pas...
Vdes babai i dëshmorit Ferit Curri, Haradinaj: La pas një je...
Një i mitur nga Lipjani përfundon në QKUK, arrestohen të dy ...
Tragjedia që tronditi Gjakovën: Çfarë dihet për vrasjen dhe ...
Bashkëpunon prej 7 vitesh, Fifi: Nëse Erkand Shabani për dik...