Ka filluar protesta e serbëve në Veri kundër taksës prej 100 për qind ndaj produkteve serbe. Kjo është protesta e tretë e serbëve kundër kësaj takse. Ata kanë thënë do të vazhdojnë të mbahen deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Hapësira ku po mbahet protesta e serbëve të veriut kundër taksës ndaj produkteve serbe, është mbushur plot me flamuj të Serbisë, e pankarta kundër kësaj takse.
Ndryshe, në protestën e djeshme morën pjesë mbi 6 mijë persona, ndër ta ishte i pranishëm edhe bosi i krimit në veri Zvonko Veselinoviq, raporton Express.
Fjalimet e pjesëtarëve të Listës Srpska por edhe të personaliteteve të tjerë në veri, ishin akuzuese kryesisht ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj. Drejtori i Spitalit në rajonin e Veriut të Mitrovicës, i çoi selam Haradinajt, duke i thënë se po sillesh si Sulltani. Aty, pos parullave të shumta, u lëshuan edhe këngë patriotike serbe që i këndonin “Kosovës dhe Metohisë”.
Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush nuk ka ...
Reagimi i Vuçiqit dhe paralajmërimi për armatosje, kryediplo...
Trump: Bllokada e porteve iraniane mbetet në fuqi
Caicedo vazhdon me Chelsea deri në vitin 2033
Vdes zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës pasi u rrokul...
Nxënësi 15-vjeçar ndërron jetë në sallën e edukatës fizike n...