Fillon marrja e targave “Prova” nga shtetasit e Serbisë nëpër qendrat e regjistrimit të automjeteve në Kosovë

14:20 | 21 Shtator 2021

Në qendrën e regjistrimit të Automjeteve, ka filluar interesimi nga qytetarët për marrjen e targë së përkohësishme.

E gjithë kjo pasi mbrëmë Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Kosovës.

Qytetarët të cilët ishin paraqitur për marrjen e këtyre targave thonë se kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ministria ka lëshuar 1.455 targa provuese.

Ndryshe, pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të vendit dhe vlefshmëria e këtyre targave të përkohshme është 60 ditë dhe se çmimi për to është 5 euro./A.ZEKA/arbresh.info/

 

Lajmet më të lexuara