Ka filluar takimi mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi e Kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.
Ky takim po mbahet në zyrat e Presidentit pas ftesës së këtij të fundit bërë dje për të gjithë liderët e partive ku temë e diskutimeve pritet të jetë informimi dhe konsultimet për koordinim për çështje të interesit shtetëror pas takimit që Presidenti ka pasur javën e kaluar në SHBA, shkruan arbresh.info.
Takimi është duke u mbajtur më dyer të mbyllura ndërsa Mustafa në takim ka ardhur se bashku më nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri.
Pas këtij takimi Thaçi do të ketë takime të tjera në vazhdimësi me krerët e partive politike.
Këto takime do të jenë të ndara./arbresh.info/


Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...