Kanë filluar përgatitjet për krijimin e shërbimit të kardiokirurgjisë pediatrike, për fëmijët me sëmundje kongjenitale të zemrës, njofton ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në Facebook.
Ministri i Shëndetësisë, Dr.Rifat Latifi, bazuar në strategjinë për avansimin e shëndetësisë kosovare dhe nevojën për zvogëlimin e numrit të referimit të rasteve për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore, përmes kërkesës së drejtuar sot te bordi i SHSKUK-së, ka iniciuar krijimin e Shërbimit të Kardiokirurgjisë Pediatrike, për fëmijët me sëmundje kongjenitale të zemrës
Ministri Latifi ka potencuar se Ministria e Shëndetësisë do të sigurojë trajnimin e personelit përkatës dhe do të bëjë furnizimin e paisjeve të nevojshme edhe përmes përkrahjes nga partnerët tanë ndërkombëtarë.
Pasi që trajnimi i kardiokirurgëve, infermierëve dhe personelit tjetër është parashikuar të fillojë në muajin shtator 2022, ministri Latifi ka kërkuar nga menaxhmenti i SHSKUK-së që sa më herët të identifikojë personelin përkatës që do të dërgohet për trajnim jashtë Kosovës në një nga vendet me sistemin më të zhvilluar në botë për kardiokirugji te fëmijët./arbresh.info/

Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...
“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arrest...
Kompany i befason të gjithë në festën lamtumirëse të Guardio...
Osmani nga Lugu i Baranit: U ndje fryma përbashkuese për të ...
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...