Pas një pune të suksesshme operative , hetuesit e Stacionit Policor në Ferizaj në bashkëpunim me njësitet policore të Drejtorisë rajonale të Prishtinës,kanë arritur të arrestojnë personin e dyshuar për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së veturës në Ferizaj.
Rasti është raportar nga viktima se me 16.12.2019 rreth orës 23:55 minuta ju ka vjedhur vetura e markës Ford me targa lokale.
Njësitet policore ju kanë përgjigjur rastit dhe kanë informuar stacionet policore Lipjan dhe Prishtinë,pasiqë dyshohej se vetura është duke qarkulluar në autostradën Ferizaj- Prishtinë.
Falë bashkëpunimit dhe reagimit të shpejtë nga ana e njësive policore të DRP Prishtinë,rreth orës 01:20 minuta, në fshatin Milloshevë është ndaluar vetura me personin e dyshuar.
I dyshuari R.A. (m/sh/k 37 vjeç) është arrestuar si dhe është konfiskuar vetura,e cila pas përfundimit të procedurave ligjore , ju ka kthyer pronarit.
Pas intervistimit,i dyshuari me urdhër të Prokuriri të Shtetit është liruar në procedurë të rregullt./arbresh.info/
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore