Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në Ferizaj, në bashkëpunim me Brigadën e Zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës, ka mbajtur një takim me kryetarët e fshatrave dhe bashkësive lokale për të diskutuar rreth situatës së zjarreve të fundit në territorin e Ferizajt.
Drejtori i kësaj drejtorie, Alberton Sahiti, tha se situata është alarmante, pasi shumica e zjarreve po shkaktohen nga pakujdesia e qytetarëve. Ai theksoi se, pavarësisht kushteve të vështira, zjarrfikësit po angazhohen maksimalisht në shuarjen e zjarreve.
Përfaqësuesit e Policisë kërkuan nga kryetarët që të ndërmarrin hapa konkret në sensibilizimin e banorëve për të shmangur ndezjen e qëllimshme të zjarreve.
“Nga ana tjetër, kryetarët e fshatrave u shprehën të gatshëm që të bashkëpunojnë në ndalimin e këtyre dukurive përmes informimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve. Po ashtu, në këtë takim u theksua rëndësia e raportimit të menjëhershëm të rasteve të tymit apo zjarrit, duke kontaktuar: Shërbimet emergjente në numrin 193, Policinë në 192, Apo Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në 048 111 161”, njofton Komuna e Ferizajt.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...