Dje rreth orës 23:45, Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH), në kuadër të planit operativ “Vera 2026”, gjatë realizimit të një pike kontrolli në rrugën “Kadri Zeka” në Ferizaj, ka ndaluar për kontroll një automjet.
Gjatë kontrollit të personit Sh.Sh (41vjeç) dhe automjetit, në një çantë krahu kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri ( pistoletë), si dhe tre fishekë.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar nga hetuesit dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info

Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...