Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit V.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda Habib Zeqiri, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se më datë 16 shtator 2025, rreth orës 20:00, në një rrugë të qytetit të Ferizajt, i pandehuri pa autorizim ka blerë dhe poseduar me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ose ofrimit për shitje substanca psikotrope, analoge apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, në atë mënyrë që nga hetuesit e DHTN – Ferizaj, pas ndaljes dhe kontrollimit trupor të dyshuarit V.G., i cili ka rezultuar me gjetjen e një qese (dozë) substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë 3.28 gram, e pastaj DHTN – Ferizaj, kryen kontroll – bastisje të banesës së tij e cila gjendet në Ferizaj, kontroll i cili rezulton me gjetjen e 34 qeseve najloni (doza) me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 14.05 gram, doza të cilat ishin të futura brenda një kutie cilindrike dhe një peshore digjitale, të cilat janë sekuestruar nga ana e policisë.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...